Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla nuk i ka kursyer kritikat për raportin paraprak të OSBE/ODHIR, ku dje Glover evidentoi disa problematika të fushatës zgjedhore.

Glover pohoi se partitë politike nuk kanë pasur kontakte dhe bashkëbisedime me banorët në terren, ndërkohë që Balla tha se ODHIR nuk duhet t’i referohet mediave, por të pyesë banorët.

“Në bashkitë e tjera, në Lushnjë do të kemi mbi 55% të anëtarëve të këshillit që do të jenë nga PS. Po ashtu dhe në bashkitë e tjera. Po ashtu dhe në Roskovec kemi marrë shumicën. Rezultatet për kandidatët janë sipas atij parashikimi. Unë thashë se rezultati i Fierit do t jetë i lartë. Bashkia Fier me mbi 60% të votave, po ashtu dhe Lushnja e Roskoveci. Ajo që më shijon më shumë është fitorja me Majlindën. Patosi u fitua me rezultat bindshëm si asnjëherë tjetër. Eriseldën në Lushnjë duhet ta falënderoj. Mallakastra ishte beteja më e fortë. Beteja ishte e vështirë për shkak të përdorimit nga ana e konkurrentit të të gjitha mënyrave, problematikave që krijoi. Por kjo është çështje që i takon organeve ligjzbatuese. Pas këtij procesi do të bëjmë një analizë shumë të thellë sepse e vërteta është se duhet ta lexojmë rezultatin me shumë përgjegjësi. Dua t’i kthejë përgjigje raportit të zonjës Glover. Se di se në cilat takime kanë qenë, që s’kemi folur ne për komunitetin. Nëse i referohen mediave, kjo s’ka lidhje fare me atë që është zhvilluar në territori.”, tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb