Thithja e tymit të produkteve me djegie është shkaku kryesor i sëmundjeve që lidhen me cigaren. Dëmet e cigares janë të një shkalle globale. Nëpër botë, mbi 1 miliardë njerëz janë duhanpirës.

Ndërsa këto sëmundje janë të parandalueshme, njerëzit nuk kanë akses drejt informacionit për reduktimin e dëmit të cigares. Të rriturit që pinë cigare kanë të drejtën të marrin informacionin e duhur në lidhje me alternativat me risk të reduktuar që përmbajnë nikotinë.

Duke e penguar këtë informacion, e drejta për shëndet kompromentohet, duke penguar njëherësh edhe mundësinë e përmirësimit të shëndetit publik. Ata që vuajnë gjithashtu prej kësaj pengese, përveç të rriturve që pinë cigare, janë edhe fëmijët apo dhe jo-duhanpirësit, që megjithatë ekspozohen ndaj tymit.

Reduktimi i dëmit është një strategji për të ulur vdekshmërinë që lidhet me cigaren. Mund të kuptohet gjithashtu si një bashkësi metodologjish të kontrollit të duhanit që kanë si qëllim të fuqizojnë njerëzit (që pinë cigare ose jo) që të marrin vendime të informuara që kanë të bëjnë me shëndetin e tyre.

Disa nga strategjitë për reduktimin e dëmit përfshijnë mënyra si: terapia farmaceutike, terapi të zëvendësimit të nikotinës apo alternativat pa tym. Njerëzit kanë të drejtë ta dinë se produktet alternative të nikotinës (si psh. produktet me ngrohje) e bëjnë më të thjeshtë kalimin në alternativa më pak të dëmshme. Sipas studimeve të ndryshme të pavarura, këto produkte mund ta ulin dëmin deri në 95% në krahasim me cigaren. Përveç kësaj, nuk prodhojnë tym, çfarë do të thotë se paraqesin rrezikshmëri më të ulët për njerëzit përreth që nuk pinë cigare.

Si përfundim, është e drejta e çdokujt që të ketë akses drejt informacionit, produkteve dhe shërbimeve që mund të ulin riskun, si një mënyrë për t’i fuqizuar njerëzit që të arrijnë një cilësi më të lartë të shëndetit si individualisht, ashtu edhe kolektivisht.

Kjo mund të arrihet përmes politikave dhe legjislacionit të dizajnuar për t’u mundësuar duhanpirësve të rriturve akses drejt informacionit dhe produkteve që reduktojnë dëmin e cigares.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: