Politikani i njohur Nard Ndoka ishte i ftuar në programin “Dola te Ola”, ku ndër të tjera foli edhe për karrierën e tij politike.

Teksa tregonte për marrëdhëniet e tij më figurat e njohura politike në vend, ai e veçoi Berishën si një dëgjues të mirë, nga i cili mund të marrësh edhe këshilla, ndryshe nga Basha që sipas tij nuk të dëgjon dhe është i pavëmendshëm.

Ai e cilësoi Bashën si një politikan të ftohtë dhe që nuk e mban fjalën, edhe pse shtoi se ka kaluar edhe momente të mira me të, madje ka edhe njohje familjare.

Nard Ndoka është një nga themeluesit e Partisë Demokratike, dhe në lidhje me shpalljen e “non grada” të Berishës, ai tha se e njeh ish-kryeministrin më mirë se sa SHBA-ja. “Nuk është modeli i politikanit të korruptuar, ka problemet e veta, por nëse e krahasoj me Ramën, Nanon, Bashën, Berisha është shumë lart”.

Nard Ndoka shprehu hapur dëshirën për ta parë Sali Berishën sërish në krye të Partisë Demokratike. “Basha është prodhim i Berishës, nuk ka fituar asnjë betejë pa të”, theksoi Ndoka.

Ndoka mori edhe një videomesazh surprizë gjatë programit, nga një mik i ngushtë i fëmijërisë, me të cilin ka qenë edhe në themelimet e Partisë Demokratike, çka e bëri edhe më të bukur këtë rrëfim të rrallë Nard Ndokës për jetën e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb