Kreu i PD-së Sali Berisha ka sjellë sot në parlament dhe ndjesitë nga takimi me familjen Jaku në Bubq që jeton në çadër pasi tërmeti iu prishi shtëpinë.

Ai tha se në qoftë se hiqje energjinë elektrike, absolutisht aty ishe të paktën 5 shekuj mbrapa. Bersha akuzoi Ramën se kishte mbyllur shkollën dhe qendrën shëndetësore.

Sipas tij, me instalacionin e Edi Ramës, 4 mln euro mund të ndërtoheshin 40 shtëpi si ajo që i duhej Martinit.

“Tre ditë më parë unë isha mik në një familje në Mallkuç të Bubqit, familjen Jaku. Unë aty u largova me një pikëllim të jashtëzakonshëm, por edhe me një krenari të veçantë. U largova i dëshpëruar, por u largova dhe i frymëzuar. Martin Jaku me motrën, vëllain, të shoqen, të gjithë fëmijët, prej 4 vitesh jetonin në çadër dhe në kasolle. Ju them të vërtetën ju, në qoftë se hiqje energjinë elektrike, absolutisht aty ishe të paktën 5 shekuj mbrapa. Ua kishte mbyllur dhe shkollën Edi Rama, ua kishte mbyllur dhe qendrën shëndetësore. Por ata ishin frymëzues, njerëz fisnikë si ata nuk gjen kollaj.

Ne këtu do rrimë tha, ai do të na përzërë, nga ky fshat, nga kjo kodër ky i kemi gjyshërit dhe stërgjyshërit, por nuk do largohemi. Mendoja instalacionin e Edi Ramës, 4 mln euro në oborr për të ngrohur xhepin dhe syrin, me të cilin ndërtoheshin 40 shtëpi si ajo që i duhej Martinit. Mendoja ministren që bën 15 mijë euro rrugën me helikopter-taksi në Peshkopi, me të cilat do ishin ndërtuar 3 shtëpi si ajo e Martinit. Mendoja ministrat që ulen te Nusreti dhe porosisin biftekun 1 mijë euro. Vetëm bifteku i tyre kushton sa ushqimi i 5 muajve i një familjeje që merr 400 euro në muaj. Mendoja se vetëm me udhëtimet e Edi Ramës, me aeroplan në dispozicion në 20 muaj, mund të ndërtoheshin të paktën 21 banesa si ajo që i duhej Martinit. Po çfarë pashë tjetër aty?! Gjëra që nuk i imagjinonte mendja. Takova aty Katrina Jakun, infermiere, motrën e Martinit. Nuk ka qeli në botë, qeli burgu, nuk ka kund, s’mund të gjesh një vend banimi siç ishte çadra e saj. Megjithatë dilte çdo ditë në punë si infermiere. Kunata e saj kishte vuajtur 40 ditë nga covid-i. Asnjë ndihmë sepse paratë vidheshin në Ministrinë e Shëndetësisë. Ministresha bashkë me…Më tha Martini Edi Rama burrë nuk është tha, se për vete u ndry 3 javë në Surrel në kohën e COVID-it dhe nuk dilte nga shtëpia, kurse ne na linte në mëshirë të tij, vuanim këtu. Çfarë kontrastesh të tmerrshme që keni krijuar ju.

Më tutje është Kisha e Kepit të Rodonit, kishë historike. Ua kishin çuar Kalldrëmin, prishur se e keni bërë pa leje, kur në kullat e Tiranës i ndan katet me oligarkët”, deklaroi Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: