Kryetari i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur pyetjes nëse humb më 25 prill a do japë dorëheqjen nga partia apo jo.

Basha thotë se përgjigji e kësaj pyetje është brenda. Me pyetje ka vendosur të përgjigjet edhe Basha duke thënë se a mendojnë shqiptarët se Rama ka shkëlqyer, se punët po shkojnë mirë, se gjithçka është në drejtimin e duhur.

Ai shton se Rama çfarë s’ka bërë për 8 vite, nuk ka për ta bërë më.

 

PYETJA: Nëse humbni më 25 prill do jepni dorëheqjen?

LULZIM BASHA: Pyetja e ka përgjigjen brenda. A mendojnë shqitparët se punët po na shkojnë mirë, vendi po shkon në drejtimin e duhur. A mendojnë se Rama ka shkëlqyer, a mendojnë shqiptarët se gjithçka po ecën mirë?

Çfarë s’ka bërë për 8 vite, nuk ka për ta bërë më. Këtë e di dhe një fëmijë 6-vjeçar. Shqiptarët do e provojnë me votën e tyre më 25 prill.

Largimi i Edi Ramës është ndryshimi dhe fitorja.

PYETJA: Lista e PD dhe aleatëve a është në harmoni, dhe sa konkurruese është përballë PS?

LULZIM BASHA: Përballja mes shqiptarëve dhe një grush shteti.

E patë raportin e DASH, nga KiE, korrupsioni i lartë i qeverisë është arsyeja pse në Shqipëri ka pastrimin më të madh të parave në Ballkan. Prandaj s’ka investime, s’ka shëndetësi, s’ka arsimim. Përballë Ramës dhe këtyre 5 njerëzve jaën të gjithë, të gjithë. Profesionistë, të rinj, pensionistë, fermerë, biznes i vogël. Të gjithë vuajnë prej kësaj, një njeri me 5 të tjerë.

Sado të tjera, të njëjtës përbërjeve, Ahmetajve, Gjiknurve, hajdutët e tjerë, asgjë s’ndryshon pa u larguar Edi Rama. Kemi një ndërthurje të eksperiencave politike, përballjes me kauza, shërbimit me devotshmëri. Një listë njerëzish të sprovuar, dhe të përgatitur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb