Nëse Eden Hazard ikën, Çelsi është gati ta zëvendësojë me Filipe Kutinjon. Braziliani i Barcelonën nuk ka shkëlqyer në këtë sezon në “Camp Nou” dhe rikthimi në Premier nuk përjashtohet, mbi të gjitha nëse Hazard do të linte “Stamford Bridge” për “Bernabeun”. Një operacion i komplikuar ky, mbi të gjitha për kostot financiare por edhe për merkaton e bllokuar të Çelsit deri në vitin 2020, për të cilin klubi londinez ka apeluar.

Kështu, Çelsi më herët duhet të mësojë se çfarë do të ndodhë me merkaton përpara se të vendosë që të shesë Hazard, por nëse kjo do të ndodhë, blutë do të kërkonin të mërrnin brazilianin, që me Valverden nuk po gjen hapësira, pasi trajneri ka preferruar gjithnjë Dembelen në krah të të paprekshmëve Mesi dhe Suarez.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: