Auron Tare në një status në rrjetin social Facebook shkruan se pas shpalljes pavarësisë Ismail Qemali së bashku me dërgatën shqiptare vizitonte Londrën për të lobuar mbi të ardhmen e kufijve shqiptarë.

Ndërsa ka publikuar një foto, Auron Tare gjithashtu thekson se Ismail Beu shkaktoi një kuriozitet të fortë pasi u pyet mbi mundësinë e një mbreti amerikan për vendin se sapo shpallur të pavarur, duke shtuar: “Nëse do të ishte Presidenti Rusvelt e kërkon kurorë e Shqipërisë ne do ta vendosnim atë në krye të listës së kandidatëve.

Statusi:

Ismail Qemali dhe nje Mbret Amerikan.

Pas Shpalljes se Pavaresise, Ismail Qemali sebashku me dergaten shqiptare vizitonte Londren per te lobuar mbi te ardhmen e kufinjve shqiptare. te vendosur ne Hotelin e famshem te kohes Hotel Cecil, Ismail Beu shkaktoi nje kuriozitet te forte dipomatik kur u pyet nga nje korespondent amerikan mbi mundesine e nje Mbreti Amerikan per vendin e sapo shpallur te pavarur. “ne se ish Presidentin Rusvelt ( Teddy Roosevelt) e kerkon Kuroren e Shqiperise, ne do ta vendosnim ate ne krye te listes se kandidateve. Une personalisht do te votoja per te. Rusvelt eshte nje nga njerzit me te jashtezakonshem sot ne bote ne nje nivel shume me te larte se sa nje princ i zakonshem” do te deklaronte Ismail Beu per korespondentet amerikane ne Londer. Por si nje diplomat i sprovuar me sa duket per te mos krijuar tensione me diplomacine angleze shtoi me buzeqeshje ” Une e konsideroj Z Rusvelt si nje njeri shume te afte por jo te pershtatshem per Shqiperine. Mund te sygjeroj se Z Asquith ( Kryeministri i Britanise se Madhe ) apo djali i Pier Pont Morgan mund te ishin Mbreterit tane. Jane te gjithe burra te afte por per ne eshte ceshtje serioze dhe duhet kohe per tu marre ne konsiderate.

Auron

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: