Ish- deputetja e PD, Jorida Tabaku pas investigimit të BIRN i cili konstatoi shkeljet nga qeveria për dhënien e koncesionit të përpunimit të mbetjeve për inceneratorin të Tiranës, me një vlerë totale ndërtimi prej 430 milionë eurove i ka kërkuar Edi Ramës të japë dorëheqjen.

Në fakt, ka qenë vetë kryeministri Rama i cili ka thënë në Kuvend se nëse totali i vlerës kap 400 milionë euro, ai vetë do japë dorëheqjen .Sipas BIRN, bazuar tek studimi i fizibilitetit, kostoja dhe ndërtimi i inceneratorit ka vlerën e 430 milionë eurove.

Tabaku kërkon që Rama të mbajë fjalën një herë të vetme, pasi e ka thënë vetë më zë e figurë premtimin që do japë dorëheqjen nëse kjo kosto kap vlerën 400 milionë euro.

 

STATUSI NGA JORIDA TABAKU

Ka ardhur koha të mbajë një herë të vetme fjalën, të japë dorëheqjen! E ka thënë vetë me zë dhe figurë!?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb