Ish-kreu i Partisë Demokratike në Elbasan, Aurel Bylykbashi, do të procedohet në gjendje të lirë. Bylykbashi u shoqërua një ditë më parë në polici, pas thirrjeve publike për pengim të procesit zgjedhor.

Ish-zyrtari i PD do të procedohet për disa akuza, si “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, “Pengim me dhunë të veprimtarisë së partive” dhe “Pengim të subjekteve zgjedhore”.

Gjatë një mbledhjeje të “Aleancës qytetare” në Elbasan, Aurel Bylykbashi deklaroi se “Nëse do ketë përplasje, le të ketë”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Kundër Personit, në DVP Elbasan proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, “Pengimi me dhunë i veprimtarisë së partive politike” dhe “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, shtetasin A.B., 53 vjeç, banues në Elbasan.

Në media dhe rrjete sociale ai ka bërë thirrje për veprime të dhunshme dhe pengim të procesit të votimit më datë 30 qershor 2019.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: