Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka komentuar përplasjen e tij me aktivisten Evi Kokalari dhe betejën ligjore që e kanë njoftuar të dy nëpërmjet rrjeteve sociale.

I ftuar në ‘Frontline’ të gazetares Marsela Karapanço, Këlliçi tha se akuzat e Kokalarit janë të pabaza. Mes të tjerash ai tha se nëse faktohet sikur edhe një nga akuzat, Këlliçi do të heqë dorë nga politike.

Mes të tjerash demokrati tha se ka kërkuar 10 mln lekë të vjetra dëmshpërblim në gjykatë, para me të cilat do të mundësojë tur për të rinjtë.

“Zonja në fjalë ka bërë disa akuza personale, për të cilat i gjejnë të pabazauara, në asnjë fakt dhe provë. Zero lobim nga ana ime. Nëse do kisha lobuar për të pasur përfaqësi të të rinjve, s’do kisha bërë gabim. Nëse të rinjtë kanë lobuar për vete dhe ia kanë dalë, s’ka asnjë problem për mendimin tim. Ky është një problem që ka qenë më herët, jo kur u bë publik. Jam akuzuar për vepra nga më të rëndat. Meqë janë këto akuza të rënda, të vijë ti faktojë në gjyq, në të njëjtën gjykatë dhe në të njëjtin sistem. Hajde ta zgjidhim në gjykatë. Nëse unë kam bërë këto shkelje, duhet të largohem nga politika. Nëse është e kundërta, personi duhet të marrë përgjegjësitë. Kam kërkuar 1 milion lekë të reja për të bërë disa ture për të rinjtë.”, tha Këlliçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: