VAR është padiskutim një nga risitë më të bujshme në botën e futbollit, por gjithashtu është dhe një nga teknologjitë më të debatuara. Roli i video asistentit në fushë jo gjithnjë është pritur mirë, me kalimin e kohës dhe me implementimin e tij në kampionatet më të rëndësishme, ka shtuar dhe më shumë debatin për funksionalitetit e tij. Në mënyrë befasuese, është presidenti i UEFA, Aleksandër Ceferin ai i cili sulmon hapur teknologjinë në fushë në një intervistë të dhënë për “Daily Mirror”:

Ceferin
Ceferin

“Nëse ke një hundë të madhe, tani je në pozicion jashtë loje. Propozimi jonë është të ketë një tolerancë prej 10-20 cm”. Nga pozicioni jashtë loje në faullin me dorë, edhe në këtë pjesë Ceferin ka ankesa: “Kishim ftuar dy javë më parë trajnerët më të mirë në botë, Klopp, Guardiola, Max Allegri, Ancelotti, Zidane. Shefi i arbitrave, Roberto Rossetti i tregoi një faull me dorë. Gjysma e dhomës tha se ishte, gjysma tjetër tha jo, kjo thotë gjithçka. Rregullat nuk janë të qarta. Në Angli disa arbitra nuk e shohin fare VAR, në Itali rrinë gjysmë ore duke e parë, është një kaos. Siç e thashë dhe më lart, askush nuk mund ta shpjegoj nëse është apo jo një faull me dorë. Arbitri nuk është një psikiatër për të kuptuar nëse ishte apo jo e qëllimshme. Për fat të keq nuk mund të themi se nuk do ta përdorim më, në të kundërt do na vrisnin, duhet ta përdorim për të qetësuar stafet e ekipeve”, u shpreh ndër të tjera Ceferin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: