Kryeministri Rama ka zbuluar se në Këshillin e Sigurisë Kombëtare i ka thënë opozitës që kur të kenë shqetësim lidhur me koronavirusin, testimet apo tenderat të pyesin qeverinë.

Rama i ka thënë në sy siç thotë dhe vetë se qeveria do u përgjigjet dhe opozita të dalë në publik kur nuk është dakort me vendimet e qeverisë dhe jo kur nuk pyersin fare për të ndryshura diçka.

Madje kryeministri ka ftuar opozitën që të korrigjojë qeverinë në vendimet e saj dhe mos informojë publikun me mjete kriminale.

”Nuk është kohë për dini apo nuk dini. Është koha për të koordinuar së bashku, dhe ja kam thënë në sy të gjithë Komitetit të Sigurisë Kombëtare. Nëse keni diçka që ju shqetëson pyesni, dëgjoni. Do ju përgjigjemi. Na ndihmoni të korrigjohemi. Dhe më pas mund të dilni kur e shihni si të padrejtë. Por jo duke informuar publikun me mjete që janë tmerr në kohë paqeje kurse në kohë lufte janë kriminale.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb