HBO transmetoi filmin e nominuar për Emmy dhe Golden Globe 1996, “If These Walls Could Calk”, një film që i qaset çështjes së abortit përmes tre historive të ndryshme të grave. Filmi dramatik është i disponueshëm për transmetim në platformë, ndërsa një nga aktoret kryesore nuk e ka fshehur emocionin e saj për ngjarjen.

Demi Moore ka bërë një postim në Instagram me trailerin e filmit në platformë dhe në mbishkrim ka shkruar:

“Jam shumë mirënjohës që ‘If These Walls Could Talk’ është në dispozicion për t’u transmetuar në HBO për herë të parë.

Unë ende ndihem përgjegjëse për këtë film, edhe pas 25 vitesh. Filmi ndjek tre gra në tre dekada të ndryshme, të cilat përballen me shtatzëni të padëshiruara. Është një histori dinamike dhe emocionale për zgjedhjet dhe pasojat me të cilat u përballën dhe përballen sot gratë në lidhje me të drejtat e tyre riprodhuese.

Me gjendjen e sistemit të kujdesit shëndetësor të Amerikës për gratë, mesazhi i saj është po aq i rëndësishëm sa kur u publikua për herë të parë. Ndihem shumë krenare që jam pjesë e saj dhe e nderuar që kam punuar përkrah grave që frymëzojnë dhe dallohen për trimërinë e tyre”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Demi Moore (@demimoore)

Filmi u publikua më 13 tetor 1996 dhe u nominua për katër çmime EMMY dhe tre Golden Globes. Me regji nga Cher dhe Nancy Savoca, prodhuar nga Demi Moore dhe Suzanne Todd dhe me skenar nga Pamela Wallace, Earl W. Wallace dhe Nancy Savoca, filmi fokusohet në jetën e tre grave që jetojnë në të njëjtën shtëpi në dekada të ndryshme dhe përballen me shtatzënitë e padëshiruara. Një infermiere shtatzënë, së fundmi e ve, përpiqet të ngrihet në këmbë në vitet 1950. Një nënë e katër fëmijëve e gjen veten në një dilemë kur mbetet përsëri shtatzënë ndërsa përpiqet të balancojë karrierën dhe familjen në fund të viteve 1970, ndërsa një vajzë adoleshente e viziton mjeku i saj kur ajo mbetet shtatzënë në vitet 1990.

Filmi u konsiderua revolucionar për kohën e tij dhe një moment historik për kompaninë e prodhimit dhe të drejtat riprodhuese të grave, pasi prekte një çështje shumë të ndjeshme sociale. Duke pasur parasysh ndryshimin e legjislacionit në Amerikë, i cili tani ndalon abortin, mesazhi i filmit konsiderohet veçanërisht i fuqishëm edhe sot.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: