Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i ftuar në “Kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, ka deklaruar se edhe nëse Kryesia e PD vendos të dalë në zgjedhjet lokale vetëm me kandidatë për këshilltarë bashkiakë, ai nuk do të mbështesë kandidatët e Primareve në lidhje me garimin për kryetarë bashkie.

Ai u shpreh se ndarja e tij me ish-kryeministrin Berisha ishte finale, referuar qëndrimeve dhe mënyrës sesi secili e sheh PD-në.

Pjesë nga biseda në studio:
Bardhi: Në lidhje me skenarët si do dilet në zgjedhje, janë disa në diskutim. Qëllimi ynë, fitorja e PD në zgjedhje. Ky vijon të jetë objektivi ynë.
Ka një pjesë brenda PD që ka qëllime të tjera me ne. Kryesia, do marrë një vendim të përgjegjshëm në raport me momentin ku ndodhet PD dhe për të ardhmen e saj, nuk duhet të mendojmë vetëm për momentin, por atë që do vijë nesër për PD dhe gjithë Shqipërinë.

Nisida Tufa: Nëse do fitonte vetëm varianti për të dalë me këshilltarë, do bënit fushatë me zotin Berisha?

Bardhi: Ndarja ime me të është finale. jam pjesë e një grupimi që përdor arsyen në vend të mllefit, përdorim përgjegjshmërinë në vend të inatit që bën mish për top demokratët.

Bardhi foli edhe në lidhje me kandidatët e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit.

Ai u shpreh se duke qenë se shumica e emrave janë rikonfirmime të kryetarëve aktualë,  një pjesë e fushatës do u shkojë dyerve të SPAK, referuar kryebashkiakëve të PS të thirrur së fundmi nga Prokuroria e Posaçme.

“Pjesën dërrmuese të fushatës e kalojnë në dyert e SPAK-ut, hyjnë  e dalin shpesh gjatë këtyre ditëve, të shqetësuar se kush vjedh vjen një ditë që ndëshkohet.

Kryetari i bashkisë së Devolllit kishte bërë tendera fiktivë për blerje materialesh ndërtimi dhe nuk kishte as ndërtime as materiale. Nëse do kishim një prokurori të paanshme dhe profesionale, atij duhet t’i ishin vënë prangat”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb