Shqipëria barazoi në mënyrë të turpshme ndaj Islandës edhe pse me 1 lojtarë më shumë që nga minuta e 10. Pjesë e parë e dominuar nga kuqezinjtë por goli i minutës së fundit të Islandës ngriu fytyrat e shqiptarëve. Në përfundim të sfidës në prononcim për mediat ka dalë trajneri Reja.

Emri i kësaj së sotmes – “Duhet ta menaxhonim më mirë. Kemi bërë 22 gjuajtje në portë. Në aspektin fizik ata janë shumë të fortë. Kishim shumë mungesa dhe probleme fizike gjatë lojës. 7-8 lojtarë të rëndësishëm munguan. Duhej pak përqëndrim në fund, e dinim që ata janë të fortë në ajër. Gjasula dhe Ismajli kishin probleme fizike. Më vjen keq që e hodhëm tutje këtë ndeshje në këtë mënyrë.

Nota – Nga Islanda te Islanda jemi rritur, kemi bërë punë të madhe por kohët e fundin nuk kemi bërë atë që kemi bërë më parë. Nuk më pëlqeu kjo kjo paraqitje sigurisht. Problemet fizike duhet thënë që ndikuan. Ata që kanë luajtur kanë dhën maksimumin por paraqitjet e fundin nuk kanë qenë të duhurat.

Në rastin e Gjasulës mundësh ta zëvëndësojë për probleme fizike dhe më pas ngelëm me 10 lojtarë pas daljes së Ismajlit. Situatat nuk kanë shkuar sic duhet por është e kotë të ankohemi sepsë ndeshja duhet mbyllur.

Tifozët – Të ardhmen nuk e them dot tani. Do flas me presidentin. Do bëjmë analizën e punës dhe të shohim. Ne kemi bërë punë të mirë, kemi ndërtuar një skuadër të mirë. Jemi ngjitur në Ligën B nga ajo C. Nuk duhen justifikimet. Si unë dhe lojtarët nuk kemi bërë maksimumin në ketë edicion por mungesat ndikuan.

Deklarata e Cikalleshit – Kemi bërë një punë shumë të mirë. Kemi krijuar shumë raste. Unë marr përgjegjësitë e mija si trajner. Kur mungojnë rezutatet unë jam i pari që kritikohet sigurisht. Sot kemi pasur shumë probleme.

Të gjithë lojtarët kanë pasur ankesa, me zor e shtymë. Nëse do kishim gjëndje fizike do e përballonim Islandën deri në fund. Nëse jam unë problemi, mjafton që presidenti të ma thotë por kam ndërgjegjen e plotë pasi kam punuar shumë. Kam provuar shumë lojtarë të rinj. Rezultatet kanë qenë vetëm ato që kanë munguar.

Ndeshja duhej mbyllur. 21 gjuajte edhe vetëm 1 gol nuk është mirë. Islanda u tregua e zonja shënoi me ato që pati. Nëse lojtarët nuk dinë të shtynë topin në portë nuk është faji im.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb