Koha që partnerët kalojnë së bashku tregon shumë për marrëdhënien e tyre. Por shumë studime tregojnë se vetë fillimi mund të përcaktojë rrjedhën por edhe fundin e një lidhjeje apo martese. Domethënë, për shumë çifte, martesa në një moshë të hershme nënkupton dhe fundin e saj.

Një sondazh tregoi se rreth 45% e çifteve thanë se arsyeja e divorcit ishte se ishin shumë të rinj. Të paktën një nga partnerët e përmendën këtë si arsyen kryesore dhe në 23 përqind të rasteve të dy partnerët e divorcuar e përmendën atë. Në kohën e martesës, ata ishin mesatarisht 23 vjeç.

Por një studim tjetër zbuloi se martesa para moshës 32 vjeçare në fakt zvogëlon gjasat për divorc. Ky kërkim u krye në Institutin e Studimeve Familjare në Universitetin e Jutës. Duke mbledhur informacione dhe statistika për familjet, studiuesit arritën në përfundimin se ka përfitime nëse njerëzit martohen më herët.

Për më tepër, analizat kanë treguar se probabiliteti i divorcit rritet në vitet 30 dhe 40. Me fjalë të tjera, dhe sipas gjetjeve të të dyja studimeve, shanset më të ulëta të divorcit kanë personat që martohen nga mosha 28 deri në 32 vjeç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: