Arben Pëllumbi, në cilësinë e kandidatit për deputet në qarkun e Tiranës në radhët e socialistëve, i ftuar në emisionin “FrontLine”, komentoi fushatën elektorale të Partisë Socialiste, por jo vetëm.

Pëllumbi theksoi se fushata e Partisë Socialiste, nëse masat e Komitetit Teknik nuk ndryshojnë, do të zhvillohet ashtu sikurse tani, pa grumbullime dhe me kushtet e imponuara nga pandemia e COVID-19. Gjithashtu, Pëllumbi u ndal edhe tek kandidimi i tij, por edhe përzgjedhja e skuadrës së Partisë Socialiste.

Ai nënvizoi ndër të tjera, objektivin minimal dhe maksimal të Partisë Socialiste, respektivisht 74 dhe 88 mandate, e tha se kryeministri këtë gjë nuk e ka thënë pa arsye, por ka vlerësuar të gjitha indikatorët në terren.

“E vetmja gjë që doja të thoja, për të bashkëbiseduar me ju është fakti që s’është gjetje, risi, të mbledhësh disa njerëz, sepse nuk e ka problem asnjë këtë, edhe forcat e vogla politike e bëjnë, por ta bësh këtë në këtë kushte kur jemi në luftë me një armik të padukshëm, ku shumica e vendeve evropiane fillojnë të jenë të mbyllura plotësisht, të bësh një gjest të tillë tregon pamaturi e papjekuri. Edhe ne kemi simpatizantë, mund të mbledhim në shesh shumë njerëz”, tha Pëllumbi

Si e bëni këtë?

Arben Pëllumbi: Ajo e PD nuk është spontane, është e organizuar, nuk e di ç’kanë këshilltar që u thotë të bëjnë atje. Këta njerëz i bën objekt për t’u sëmurur dhe disa prej tyre mund të shkojnë deri në fatalitete. Duke shfrytëzuar këta njerëz që i çon mish për top, nuk më duket i drejtë.
Qëndron fakti që thotë Basha që Rama trembet nga këto tubime?
Arben Pëllumbi: Kjo na bën të buzëqeshim sepse të trembemi ne se mbledhin disa qindra njerëz tek Basha, është qesharake, jo vetëm kaq, por edhe më shumë të mblidhen, ne jemi parti që funksionon me struktura të rregullta. Jemi në terren prej muajsh, e njohim situatën në majë të gishtave dhe e dimë shumë mirë cila është mbështetja.

Sipas jush, takimet që vijnë nga PD janë vatra infektimesh?

Arben Pëllumbi: Kjo dihet me saktësi, po ndenjtë afër, po ndenje më shumë se një metër disatancë, përhapet dhe ju e dini si përhapet.
Ua bëra këtë parantezë sepse para fushatës kishim 20 fatalitete, ndërsa sot këta numra kanë rënë në një shifër. Kemi këtë numër real, që tregon fatalitetet që ndodhin në spitalet COVID-, apo të dhënat ndryshojnë sipas terezisë të partie politike.
Arben Pëllumbi: Në momentin që bën një abuzim, duhen 2-3 javë të refelektohet në numra, kështu që këta numra janë pjesë e situatës që kanë ndodhur, sepse këto që ndodhin do të kemi numra të shtuar në javët në vijim, por që uroj shumë që simpatizantë të PD, t’i thërrasin mendjes dhe të mos vijojnë me këtë skemë, ata janë qytetarët e këtij vendi, janë njerëz që kanë të drejtën të jetojnë qetë dhe pa u përballur me këtë armik. Deri atëherë, ajo pjesë e qytetarëve ka ende kohë dhe bëjnë mirë të mos ekspozohen në atë mënyrë.

PS do të vijojë deri në fund të fushatës pa simpatizantë?

Arben Pëllumbi: Ne respektojmë rregullat e vendosura nga Komiteti Teknik, derisa të jenqë rregullat ne do të respektojmë atë. Do të jetë ky format që kemi bërë deri më tani.

A do të siguronte Rama kaq vaksina, edhe nëse sdo të ishim në vit elektoral?

Arben Pëllumbi: Prej muajsh zoti Rama ka tentuar të gjej vaksinat, lufta për të siguruar vaksinat është një luftë që e kalon fushatën elektorale dhe nuk besoj që e bën për fushatën elektorale. Rama s’po bën asgjë ndryshe nga ajo e liderëve botërorë për të siguruar vaksinat.

A do të jetë kartë plus vaksinat?

Arben Pëllumbi: Nuk ka lidhje, këtë gjë po e bën e gjithë bota, sa më shpejt të dalim prej saj aq më mirë është.

Platforma Deputeti që Duam ka dhënë rezultat dhe a ka dhënë kjo platformë vlerësime për deputetët apo ministrat aktualë?

Arben Pëllumbi: Duke qenë se këtë vit votohet edhe për individin, ne kemi ndërtuar një strategji të tillë, për maksimalizimin e votave. I gjithë ekipi ynë është ndërtuar në bazë të disa elementëve për të maksimalizuar votat për zgjedhjet e 25 prillit.

Ministri që ka perfromuar më mirë, apo më keq, ose deputeti?

Arben Pëllumbi: Që kur e kemi bërë këtë gjë e kemi pasur këtë qëllim, ka qenë një opinion i mbledhur strukturat tona, por kanë ndikuar shumë elementë në zgjedhjen e skuadrës politike.

Je i kënaqur që je i 8-i në listë?

Arben Pëllumbi: Jam i nderuar që jam pjesë i PS, duke pasur që sot janë 112 mijë anëtarë të PS, e të japësh kontributin tënd është një nder shumë i madh që të bëhet, pavarësisht në vendet që të vendosin. Të gjithë duhet të japim kontributin tonë.

Sa i besoni zotit Rama ku thotë 74 mandate, ose 88?

Arben Pëllumbi: Se thotë me mendjen e tij, por e thotë duke u konsultuar me të gjithë ne që njohim situatën në terren, duke njohur edhe mënyrën se si e njohim elektoratin, kemi bërë kalkulimet tona dhe ato shifra dot ë realizohen e do të jenë të tilla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb