Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu nga foltorja e Kuvendit ngriti shqetësimin për median në vend.

Shehu tha se mediat që nuk ndryshojnë vijën editoriale goditen nga qeveria, siç ishte rasti i News24, ku për pasojë u shkatërrua dhe u konfiskua godina e “Prestige Resort”.

“Një media që nuk ndryshon linjën editoriale goditet. Nëse media nuk ndryshon linjën, siç ishte rasti i ‘Prestige Resort’. Ju shkelni vlerat, vini mediat në pozita”, pohoi demokrati.

Sakaq ai tha se qeveria po i shkel vlerat opozitës dhe e ul në pozitë. Kujtojmë që muajin dhjetor, kryeministri Edi Rama dërgoi fadromat për të shembur “Prestige Resorte”, ndërsa pak kohë më parë urdhëroi konfiskimin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb