Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një konferencë për mediat, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar në seli.

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se protesta e 11 shkurtit do të largojë nga pushteti Edi Ramën, ndërsa tha se kreu i qeverisë ose duhet të japë dorëheqjen, ose do të përballet me probleme të mëdha.

“Përgëzojmë deputetët që kanë firmosur në ngritjen e këtij Komisioni Hetimor. Siguroj se Komisioni ynë do bëhet gjithçka për të zbardhur çdo detaj nga veprimtaria kriminale e Ramës, McGonigal në Shqipëri dhe grupit të tyre.

Duhet të dini se jo vetëm në këtë fushë, por dhe në aspekte të tjera kanë luajtur me interesat jetike të SHBA.

Mos prisni nga SKAP i partisë, McGonigal është ulur këmbëkryq me të. Ne kemi thirrur më 11 shkurt protestën më të madhe të vendit, ju nuk mund të dështoni në rrëzimin e Ramës nga pushteti. Ai nuk jep dorëheqje dhe nuk njeh gjuhë tjetër veç frikës, dhe ju duhet dhe do dëshmoni se, ose dorëheqjen ose do përballet me probleme shumë madhore”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: