TIRANE

Këtë të shtunë do të shpallet finalisti i parë i Big Brother dhe e para përballje për këtë është ajo mes Dea Mishel dhe Luizit. Të dy banorët u shpallën të martën e kaluar gjatë spektaklit dhe pritet që nga kjo dyshe, të dalë i pari banor që do të sigurojë finalen e 6 majit.

Ndonëse një prej banorëve më të komentuar të këtij edicioni, Luizi ka dhënë së fundi një deklaratë arrogante, e cila nuk është përkthyer mirë nga të gjithë banorët.

Në një bisedë me Dea Mishel, me të cilën “lufton” për finalen, Luizi tha se, nëse nuk e fiton ai garën mes tyre, do të lërë shtëpinë. Arroganca e Luizit shkon edhe më tej. Ai shton se për të Dea është një konkurrente e dobët, ndaj nuk e pranon dot faktin të mundet nga ajo

“Unë ju kam gjurmuar të gjithëve. T’ju kisha lënë me ik, do ishit ju finalistët e parë, jo unë” – thotë Luizi, por Dea, e qetë, thotë se ai ende nuk e di se kush është finalisti i parë: “Atë nuk e di se kush do jetë finalisti i parë” – ia ktheu ajo, por Luizi nuk e “pranon” sfidën: “Unë dal…” – tha ai me vendosmëri dhe pas pyetjes tjetër të Deas nëse e ka vendosur vërtet kështu, ai tha: “E vdekur…”

Luizi shtoi se nuk mund të rrijë kot në atë shtëpi, nëse “mundet” nga Dea. Kjo e fundit, jo vetëm që është e dobët si konkurrente, por edhe s’ka bërë asgjë në shtëpi.

Pasi Luizi u largua nga biseda, Dea Mishel i tha Krisitit se e shihte si një përballje shumë interesante, mes dy ekstremeve të shtëpisë. “Kur e shikon si përballje, është vërtet interesante, se është njeriu që ka ofenduar më shumë, që ka bërë më shumë lojë në shtëpi, dhe jam unë që s’kam dashur të bëj lojë, kam qenë e vërtetë dhe s’kam dashur të ofendoj njeri”,- tha Dea duke shtuar: “Jemi dy ekstremet e kësaj shtëpie, unë dhe Luizi. Unë kam qenë aktive, po kam qenë më e butë, e qetë. Dhe ky thotë ‘s’ke bërë asgjë’, se nuk e kupton dot fare, se ky ka bërë lojë të shëmtuar çdo kohë, ashtu siç unë nuk e kuptoj dot lojën e shëmtuar që ka bërë ai. S’e kuptojmë dot fare njëri-tjetrin”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: