Këtë fundjavë u inaugurua “Kukës Arena”, impianti i ri sportiv i verilindorëve. Kuksianët barazuan mbrëmë 0-0 me Laçin pa gola, pa ia dalë dot të marrin 3 pikë në shtëpinë e re.

Gjithsesi, skuadra e Longos është në rrugën e Europës, pasi deri më tani gjendet në vendin e 3-të dhe ka grumbulluar 46 pikë në 30 takime. Nuk ka shumë vend për qetësi te ky klub, pasi ndjekësit janë aty afër dhe situata mund të ndryshojë javë pas jave.

Në një lidhje me Skype për emisionin Sport News Plus në News 24 ka folur Presidenti i Nderit të Kukësit, Safet Gjici. Gjici u përgjigjet pyetjeve të ndryshme që kanë të bëjnë me stadiumin e ri, objektivat, fundi i vitit futbollistik, pritshmëritë për të ardhmen e shumë e shumtë çështjeve të tjera.

 

Shtëpia e re- Unë e kam besuar që kur më ka dhënë fjalën Kryeministri para 3 vitesh. Ka patur shumë spektikë që nuk e besonin. Disa mendonin se është vetëm premtim fushate. Ne duhet të përfundonim më shpejt stadiumin, por gjërat shkuan si shkuan. Dua të falënderoj të gjithë ata që ishin pjesë e kësaj feste të madhe. Falenderoj tifozët e Kukësit, që bënë një mikpritje të madhe. Besoj se ne do kemi shumë fat, pasi patëm Zahon. Unë falënderoj kryeministrin. Ai ishte shumë i afrueshëm me kuksianët. Në një farë mënyre për ne ishte gjë e mirë kjo.

Nuk e dinim që do vinte Zaho. Na erdhi si surprizë dhe atij i takonte të gjuante topin e parë. Kuksianët i falënderoj pamasë.

 

Inaugurimi i vonë—Stadiumi ishte gati që në tetor. Koha në veri kanë qenë me minus dhe nuk arritëm që të bëjmë fushën gati. Si ndërtim, ka qenë i përfunduar që në tetor. Unë dua të falënderoj të gjithë trajnerët që kanë kontribuar, mediet, ju, që keni pasqyruar Kukësin me problematikat që kanë patur. Kukësi erdhi nga një Kategori e ulët dhe mbërriti deri në maje.

Europa- Padiskutim që stadiumi ka ndikuar në rezultate. Gjithsesi, nuk ka justifikime humbja me Kastriotin. Kjo është përgjegjësia e lojtarëve dhe ekipit. Unë mendoj se nëse do arrijmë të kapim Conference League, do ishte sukses. Nëse nuk arrihet kjo, do ishte një sezon i dështuar. I kemi të gjitha mundësitë.

Tifozët- Ta mirëmbajmë impiantin tonë. Duhet ta mbajmë siç e kemi inauguruar dje. Për shkak të rezultateve, ne bëmë stadiumin, pasi me një ekip të dobët, nuk do e bënim dot.Të bëjmë ndërhyerja gjatë merkatos së verës dhe të bëhemi gati të marrim një titull për kuksianët, pasi e meritojnë –  tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb