Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare Erl Murati i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se nëse edhe këtë herë BE kthen përgjigje negative dhe nuk ka hapje negociatash me Shqipërinë, kryeministri Rama duhet të provojë a ka mbështetje popullore.

Murati deklaroi se Rama fare mirë mund ta bëjë votëbesim nëse ka mbështetjen e popullit, në rast se përgjigja për të hapur negociatat do të ishte “Jo”. Ndërsa analisti Eduard Zaloshnja mendon se nuk mund të bëhen zgjedhje të reja (referendum), pa bërë reformë zgjedhore.

Erl Murati: Mendoj se nëse përgjigja është Jo, Edi Rama duhet të shkojë në zgjedhje dhe të provojë nëse ka mbështetje popullore apo jo.

Eduard Zaloshnja: Në fakt nuk mund të shkosh në zgjedhje, pa bërë reformën zgjedhore.

Erl Murati: Unë besoj se reforma zgjedhore do bëhet me opozitën e re, parlamentare.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb