Kryeministri Edi Rama foli sërish për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, një ditë më parë në Elbasan, që tronditi mbarë vendin, pasi ishte një vrasje politike, që ndodhi pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Në emisionin “Opinion”, Rama tha se ajo që ndodhi dje në Elbasan ishte kafshëri, ndërsa shtoi se, sipas tij, nëse Xhuvani do të ishte vrarë nga një socialist, Shqipëria do të ishte djegur.

“Sot do të ishte djegur Shqipëria, nëse ai njeri do të kishte humbur jetën nga dora e një socialisti. Ajo që ndodhi dje në Elbasan ishte kafshëri. Është thënë me gojën e vet zëdhënësit të vendngjarjes, strukturë që mund të vrasë, me çfarë mund të vrasë, me llafe?! Kanë ndërtuar një strukturë që ndalon njerëzit në makinë, ju thonë zbrisni. Kjo është historia e gjithë vrasjeve e maskarallëqeve në vend. Përgjegjësia ime është që t’i them popullit shqiptar: ditën e diel varrosini përgjithmonë këto figura”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb