Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko në fjalën e tij në Parlament komentoi situatën e tensionuar mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ai u shpreh se nëse nis lufta atëherë të gjithë do të jenë të humbur.

“Ne e refuzojmë me forcë luftën. Lufta është një gjë e keqe dhe e tmerrshme. Sot, jeta është krejtësisht ndryshe nga ajo që ishte në vitin 1941. Njerëzit ishin më të thjeshtë në atë kohë, shumica prej tyre bënin një jetë më të thjeshtë dhe nuk ishte aq komode sa jeta jonë është tani. Zoti na ruajt po të shpërthejë lufta. Askush nuk e dëshiron”, theksoi Lukashenko, ndërsa shtoi: “Nuk do të ketë fitore në atë luftë, të gjithë do të humbasim, prandaj nuk duam luftë, na mjaftuan luftërat”, theksoi ai.

Ai gjithashtu se në luftërat e kaluara kanë humbur jetën miliona njerëz, dhe tani është koha që të jetojmë dhe të punojmë në paqe.

“Ne humbëm miliona njerëz në luftërat e kaluara, ne duam të jetojmë dhe të punojmë në paqe,” vuri në dukje Lukashenko.

Sipas tij, Bjellorusia nuk ka krijuar kurrë probleme për fqinjët e saj dhe kombet e tjera dhe nuk do të krijojë kurrë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb