Profesori i Universitetit të Arteve, Ardian Isufi, i ftuar këtë pasdite në rubrikën “Opinion” në New24, foli për protestën e pedagogëve.

Ai tha se ky peticion që i është paraqitur këtë shtator qeverisë, i është dërguar edhe në vitin 2019, por nuk ka pasur asnjë reagim prej tyre.

Ai tha se nëse nuk do të ketë një përgjigje prej ministrisë së Arsimit apo kryeministrisë, në datën 5 tetor do të ketë një protestë madhore, ku do të paraqiten edhe një herë kërkesat e tyre, ky në fokus është rritja e pagave.

“Jam pjesë e protestës, nuk është një peticion që vjen si rrufe në qiell të pastër për qeverinë. Që në 2019 i është dërguar ministrisë së arsimit dhe kryeministrit me të gjitha pikat që janë aktualisht në peticion. Janë disa kërkesa mesatare, optimale dhe legjitime.

Nuk janë të njëjtat paga, sepse variojnë sipas nivelit, por po flitet për pagën e përgjithshme, niveli bazik, që është shumë më pak sesa paga mesatare në Kosovë apo Maqedoni. Janë marrë në krahasim vendet e rajonit, ndaj them se kërkesat nuk lidhen me krahasim me Gjermaninë apo SHBA.

Fatkeqësisht nuk ka pasur asnjë reagim për kërkesën e 2019-ës. Pedagogët duhet të kenë kushtet. Së pari ka një takim me ministrinë, nëse ky takim rezulton në joplotësimin e kërkesave, 5 tetori do sjellë një protestë të madhe. Duhet ta dije qeveria që çdo ditë e më shumë ka pedagogë që e firmosin, por dhe më shumë pedagogë që prej frikës janë në hije”, tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb