Analisti Skendër Minxhozi deklaroi se mbarë bota, jo vetëm shoqëria shqiptare, është nën shok për shkak të përballjes me koronavirusin.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Minxhozi teksa solli shembullin e arrestimeve në Maqedoninë e Veriut të atyre që theyjnë karantinën, tha se nëse kjo do të ndodhte në vendin tonë, zhurma do të ishte e madhe. Mes të tjerash Minxhozi pohoi se është kundër manisë për rritjen e tamponimeve.

“Shoqëritë janë të gjitha nën shok. Sot janë të mbyllura, ose janë në masa të shtuara. Gjendja psiqike e njerëzve në shtëpi dhe gjendja ekomomike është në ekstrem. Kjo sëmundje nuk ka ilaç për momentin. Dilema e hapjes ka të bëjë me te ardhmen. Kur një shqiptar i mesëm, hap tv e sheh; arkivol në Bergamo. Britania që provoi imuniteti e turmës, Suedia që mban lokalet hapur, mund të shtrohesh pyetjet; ekonominë? Apo shëndetin e familjes? Jemi në dilemë, ku disa shumë prej nesh apo pak, do të kapërcejnë këtë tunel. Cila është më e rëndësishmja për një shqiptar sot? Të mbetet gjallë, apo të dalë në rrugë e të rriskojë. Në këto kushte të jemi, pasi problemi i hapjes apo i mbylljes, është në nivele globale, jo vetëm në Tiranën tonë të vogël. Ajo hapja për pensionistet për fundjavë dhe ajo hapja për nënat me fëmijë, ka lënë pas që jeta në lagjet e brendshme të Tiranës, njerëzit në baza private, po e krijojnë atë mikro-kozmosit. Sheh njerëz jashtë shtëpie, që për njerëz si ne që qëndruam 1 muaj e ca brenda, bie në sy. tashmë ka filluar. Në Maqedoni pardje, 76 arrestime për thyerje të karantinës. Nëse Edi Rama këtu do të kishte arrestuar gjysmën, zhurma do të ishte e madhe. Ata u arrestuan se shkelën karantinën. Unë nuk jam dakord që të krahasohemi me Veneton dhe Bergamon. S’jam dakord që të ketë kaq tamponime. Por edhe mania e tamponimeve….s’jam ekspert por kush e zgjidhi me tamponime. SHBA i ka rritur prej 2 javësh tamponimet dhe s’po e stabilizon dot situatën.”, tha Minxhozi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: