Presidenti Ilir Meta ka deklaruar këtë mbrëmje të së enjtes së nëse do t’i propozohej sërish nga Edi Rama për të qenë President nuk do të pranonte sepse opozita s’ka këshilltar në pushtetin vendor, dhe se sipas tij nuk ka më se çfarë të bëjë në këtë post.

Meta tha në “Syri.tv” se ka përmbushur një Presidencë Kushtetuese në një fushë të minuar nga të gjithë aktorët politik.

“Pas 25 vitesh po, për mandat të dytë, tani jo sepse s’kemi si të pranoj sepse opozita s’ka këshilltar në pushtetin vendor. Unë nuk kam më çfarë të bëj si president, u përpoqa të bëj çdo gjë, të kaloja krizën e 2017 edhe pse nuk isha president, por ata pastaj kaluan në kriza të tjera. Për mua ishte e rëndësishme ta mbyllja këtë mandat në mënyrë sa më dinjitoze dhe jam i bindur që kam përmbushur një Presidencë Kushtetuese në një fushë tërësisht të minuar fatkeqësisht nga të gjithë aktorët, veç popullit të 2 Marsit dhe popullit të ndershëm shqiptar”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb