Një emision televiziv rus, që simulonte një sulm të mundshëm bërthamor rus në tre kryeqytete evropiane ka shkaktuar bujë, pasi moderatorët kanë deklaruar se nëse kjo do të ndodhte, nuk do të kishte asnjë të mbijetuar në këto qytete.

Drejtuesit e emisionit “60 Minuta” të kanalit “Channel One” deklaruan se Londra, Parisi dhe Berlini mund të goditen brenda 200 sekondash pas lëshimit të një raketë berthamore.

Kreu i partisë nacionaliste Rodina, Alexei Zuravlyov, pyeti veten se çfarë do të ndodhte nëse Rusia do të lëshonte një armë bërthamore kundër Mbretërisë së Bashkuar, duke thënë: Një raketë Sarmat dhe Ishujt Britanikë nuk do të ekzistojnë.

Më pas në televizion u shfaq një hartë që tregonte raketa të lëshuara nga Kaliningrad, enklava ruse midis Polonisë, Lituanisë dhe Detit Baltik. Sipas simulimit, raketat mund të arrijnë në Berlin në 106 sekonda, Paris në 200 sekonda dhe Londër në 202 sekonda.

Kjo ishte si një “përgjigje” ndaj Mbretëria së Bashkuar dhe vendeve të tjera perëndimore të cilat vazhdojnë të mbështesin Ukrainën.

Në përgjigje të mbështetjes perëndimore, Putin urdhëroi ushtrinë të testonte raketat Sarmat, të njohura si Satan II, shkruan Daily Mail.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb