Irani i ka dërguar një mesazh kërcënues Emirateve të Bashkuara Arabe. Siç raportojnë mediat e huaja, mësohet se Teherani ka kërcënuar princin e Abu Dabit, Mohammed bin Zayed, se Irani do t’i sulmojë Emiratet e Bashkuara në rast se sulmohet nga forcat amerikane duke e shfrytëzuar territorin e Emirateve të Bashkuara.

“Do të ju mbajmë juve përgjegjës për vrasjen e Fakhrizadeh-s”, raportohet se shkruhet në mesazhin kërcënues të Iranit drejtuar Emirateve të Bashkuara, duke iu referuar shkencëtarit bërthamor të Iranit që u vra javën e kaluar.

Po ashtu bëhet e ditur se Irani e kontaktoi personalisht princin Bin Zayed vetëm disa orë para se Emiratet e Bashkuara të dilnin me një deklaratë për dënimin e vrasjes së shkencëtarit, të cilën Ministria e Jashtme e cilësoi si akt që mund ta nxisë konfliktin në rajon.

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe vendosën raporte diplomatike përmes marrëveshjes së përkrahur nga Shtetet e Bashkuara që u nënshkrua në muajin shtator. Kujtojmë se Irani e ka kritikuar ashpër këtë marrëveshje, duke thënë se Emiratet e Bashkuara e kanë tradhtuar popullin palestinez duke vendosur raporte me “regjimin zionist” – referencë e Iranit për Izraelin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: