Mjeku i njohur, Flamur Topi, bëri një paralajmërim të frikshëm në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24.

Duke kritukuar ashpër Organizatën Botërore të Shëndetësisë pse nuk ka bërë asnjë studim pas SARS-it, Topi tha se nëse shkencëtarët nuk gjejnë arsyen pse këto viruse lindin gjithmonë në Kinë, epidemia e ardhshme do të jetë edhe më e keqe se koronavirusi.

“Kam frikë se nëse OBSH, e cila kam përshtypjen se duhet të kishte punuar me më shumë kujdes, se që nga 2003 mund të ishin nxjerrë konkluzione shumë më të mira, mund të ishte studiuar shumë mirë familja e koronaviruseve dhe tani mund të kishim të gatshme vaksinën. Pra, OBSH nuk ka nxjerrë konkluzione. Pyetja që mund t’i bëhet OBSH është “Pse në Kinë, e para në Kinë, edhe kjo”.

Nëse shkencëtarët nuk mblidhen dhe të japin një përgjigje pse vijnë nga Kina, t’i bëjnë ballë, epidemia e ardhshme do të jetë edhe më e keqe, edhe më rebele. Se SARS nuk ishte aq agresiv, sa ky. Është mikroskopik, të cilin arsenali botëror, si bomba atomike, nuk ka çfarë i bën. Pra, ky virus ka çarmatosur gjithë arsenalin botëror”, tha Topi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb