Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, sulmon Prokurorinë e Posaçme (SPAK), teksa shkruan në “Facebook” se nëse kjo strukturë i bën bisht hetimit të krimit elektoral qeveritar, nuk i duhet askujt.

Sipas tij, një SPAK që do t’i shmanget çështjes më kritike në Shqipëri, asaj të vjedhjes së votave, është një SPAK që vdes pa lindur ende.

Postimi i Vasilit:

Krimi zgjedhor, pas dosjeve184 dhe 339, tani edhe Zogu e Dajana, ç’pret SPAK?? Blerja e votave eshte themeli i shkaterrimit dhe kapjes se shtetit ligjor. Blerja e votave eshte mburoja politike e korrupsionit pa fre.

Blerja e votave blen drejtesine dhe mbron kriminelet me pushtet. Ne pergjimet e fundit del qarte se si 30 qershori ishte nje kellire politike dhe pergjimet e te famshmit Zogu i Tiranes dhe Dajanes vertetojne sheshit blerjen e neveritshme te votes per te legjitimuar votimet moniste te Edi Rames.

Te vertetat jane sheshit,jane publike,po bubullojne dhe njeherazi me to dita dites po shperbehet e po shkretohet Shqiperia sepse qeverisin hajdutet e kriminelet e votave ne pushtet deri ne krye te qeverise e te parlamentit. Krimi elektoral ku eshte vertetuar se qe nga Kryeministri e deri tek ministrat,deputete,drejtore, shefa policie etj jane provuar nga pergjimet e dosjes 184 dhe 339 si autore te tij,duhet te hetohen nga SPAK-u sepse eshte objekt i SPAK-ut, ndryshe cdo fjale eshte demagogji boshe. Ne se SPAK i ben bisht hetimit te krimit elektoral qeveritar ashtu sic beri prokuroria e Arta Markut, qe i coi dosjet ne Diber, kujt i duhet më ky SPAK?

Nje SPAK qe do ti shmanget ceshtjes me kritike ne Shqiperi ku qeveria dhe krimi te bera njesh grabisin voten me para e kercenime gjithfaresh pushtetin e qytetareve, eshte nje SPAK, qe vdes pa lindur ende. Hetimi i krimit elektoral eshte prova e te vertetes per SPAK per te ndare ne se ai zbaton ligjin apo zbaton ligjin e rilindjes.

Populli nuk do ta lejoje,por populli po vezhgon me zemerim shperthyes edhe “drejtesine e re” dhe SPAK-un se si po vepron ajo dhe a do te jene zbatuese te kushtetutes dhe ligjit apo do te jene masha ne duart e Edi Rames dhe rilindjes dhe do te zbatojne ligjin e kusareve.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb