Sergio Ramos nuk e ka shkëlqimin te PSG sikur e pati te Real Madrid. Megjithatë, ish-kapiteni i Los Blancos po bën një sezon më të mirë se vitin e kaluar kur pati probleme shëndetësore, madje së fundmi shënoi edhe gol.

Mbrojtësi fluturon shpesh mes Parisit dhe Madridit, edhe për faktin se bashkëshortja e tij Pilar Rubio jeton në kryeqytetin spanjoll. Ajo është një nga prezantueset më të njohura dhe së fundmi është në panelin e jurisë në një talent show.

Edhe pse nënë e katër fëmijëve dhe në mars mbush 45 vjece, Rubio shkëlqen në daljet e saj. Së fundmi ajo ka postuar një foto në Instagram, ku ka marrë rreth 1 milion pëlqime.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pilar Rubio (@pilarrubio)

“Nëse sytë e tu buzëqeshin, zemra jote buzëqesh”. Ky është teksti që ka shoqëruar foton, teksa ka marrë edhe dy zemra nga Sergio Ramos, i cili është 8 vjet më i vogël se partnerja.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Çifti nuk ka pasur asnjë krisje apo probleme dhe Pilar është e dashuruar me ikonën e futbollit spanjoll, edhe pse së fundmi për shkak të impenjimeve nuk jetojnë bashkë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb