Aktorja britanike Helen Mirren nuk turpërohet të thotë atë që ka në mëndje.
Fituesja e çmimit ‘Oscar’, 70-vjecarja Mirren ka folur për femrat, të cilave ju vë partneri krahun rreth shpatullave, apo rreth qafës.

Aktorja ka thënë se kjo më shumë duket si “pronësi apo rezervim”.

Gjatë një interviste, ajo i ka quajtur femrat si “kalamaj të botës moderne”, në kuptimin e zhvillimeve të reja siç janë “gjetja e personalitetit dhe pozitës në epokën e lirisë seksuale, kontrollit të lindjeve, edukimit dhe pavarësisë financiare”.

Ajo po ashtu ka thënë se irritohet kur i sheh meshkujt, që i vënë dorën sipër krahut të partneres.
“Kur je e re, ke nevojë që një djalë t’ju japë siguri dhe t’ju drejtojë, por më vonë jo, ju nuk keni nevojë për një të tillë” ka thënë aktorja britanike.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb