Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, i dënuar këtë të mërkurë nga Gjykata e Tiranës, për akuzën e “Kallëzimit të rremë” për përfshirje në inskenimin e audio-përgjimit të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj tha në “Opinion” se kishte patur kërcënime dhe oferta për këtë çështje.

“Ti kujton se nuk më kanë bërë ofertë këta mua? Ofertë me joshje, kërcënim, bandat nëpërmjet njerëzve kanë sjellë joshje para se ta publikonim si material. Nëse ti na hyn në familje dhe na godet në mënyrë personale ne do të bëjmë këtë-këtë-këtë”, tha Salianji në emisionin Opinion, duke theksuar se këtë gjë ia kishte thënë edhe kryetarit të PD-së.

“Personat që kanë ardhur janë persona të malavitës, unë e thash këtë meqë thatë pse nuk shkon, sepse mafia këtu gjeneron miliarda dollarë. E dini ju që shoferi gjeneron pushtet politik, përfshi dhe ministrin. E dini që shoferi dhe një nga njerëzit më të afërt të Agron Xhafajt jo vetëm e vazhdon aktivitetin kriminal po dhe është kapur në gusht me tonelata drogë në Greqi. Shoferi personal”, tha më tej ish deputeti.

Salianji tha më tej se ka prova të pakundërshtueshme që Agron Xhafaj ka takuar Albert Veliun, i njohur ndryshe si Babalja. Për këtë Salianji i referohet qelizave telefonike të tre personave, Agron Xhafajt, Albert Veliut dhe gazetarit Jetmir Olldashit.

“Prokuroria pretendon se gazetari nuk ka qenë në Vlorë dhe që Agron Xhafaj në datë 24 nuk ka qenë në Vlorë, e keni këtu në pretencë. Dëshmia e gazetarit është se rreth orës 1 e 30 jam ulur në lokalin 2 palmat, dhe pasi jam ulur te dy palmat kam shkuar të bëj regjistrimin te lokali tjetër. Qelizat telefonike që nuk i manipulon dot askush dhe që janë provë shkencore tregojnë antena te ish-fabrika e orizit që tregojnë që Geron Xhafaj ishte na ora 12e30 deri në 13 e 45. Antena telefonike tregon që valët telefonike kanë qenë në këtë zonë që përfshihet edhe lokali i Agron Xhafajt dhe piceri 2 Palmat Në të njëjtën orë Jetmir Olldashi ka qenë te antena e hotel Brooklyn që përfshihet prapë kjo zona këtu që shikoni dhe po njësoj antena te marina që ka qenë Albert Veliu. Pse janë tre antena të ndryshme sepse janë tre kompani të ndryshme telefonike. Tregojnë se në 1e30 këta të tre kanë qenë në një zonë fiks si dëshmia e Jetmir Olldashit. Na ora 12 e 30 nderi në 13 e 45 janë në të njëjtën valë”, tha Salianji.

Akuza të forta hodhi dhe ndaj SHISH, që sipas tij ka dekonspiruar gjithë aksionin.
“SHISH pasi ka bërë një regjistrim me Agronin, këta kanë futur një Agron tjetër më pas. Përveç Alizotit (Fredi Alizotit) këta kanë gjetur dhe një Agron tjetër, këtë e ka bërë SHISH. Shërbimi sekret e ka dekonspiruar, ka qenë vëllai i ministrit të brendshëm ai”, tha Salianji.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb