Jo të gjithë e kanë pritur mirë ribashkimin e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt. Ata kanë zgjedhur të shijojnë në fshehtësi rikthimin në krahët e njëri-tjetrit, por nuk u kanë shpëtuar syve të njerëzve dhe jashtë Shqipërisë ku janë fotografuar bashkë.

Dyshja u arratis drejt shtetit fqinj ku u kapën mat në Genova duke bërë shopping me njëri-tjetrin nëpër dyqane luksoze. Pak ditë më pas të tjera foton qarkulluan ku ata shiheshin të veshur sportivë, ndërsa “fshihen” pas maskave dhe kapuçëve të bluzës. Por pa sukses.

Në postimin e fundit që Bora ndau në Instagram njerëzit shpërthyen në komente negative. Pas kritikave të pafundme, moderatorja ka postuar sot një video në TikTok ku ka përdorur një ‘sound’ që thotë se: “Nëse ti nuk mund të thuash diçka të bukur atëherë mos thuaj gjë fare.”Mesazhi dukshëm ishin për kritikuesit dhe ndjekësit e saj e kanë kuptuar këtë gjë. Disa i shkruajnë që mos të ndikohen nga ta: “Askush mos të shaj Borën se është inspirim.” “Mos shiko çfarë thonë njerëzit, jeto jetën si të duash.” “Nuk kanë bërë asgjë në jetë dhe të përmendin ty për pak famë”. “Po të plas ty se çfarë thonë. Qentë le të lehin, karvani ecën para.”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të tjerë nuk e fshehin zhgënjimin: “Vajzë, ti na zhgënjeve”. “Nëse ti nuk mund të thuash asgjë të vërtetë por vetëm gënjeshtra, atëherë mos thuaj gjë fare”.

Ndërkohë, Bora ka fshirë edhe postimin e shumëkomentuar sikurse mund të shihni.

Shumë njerëz i akuzojnë si…/P.plus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: