Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak është zotuar se do të shpallë ligje të reja për të kufizuar kalimet e emigrantëve të paligjshëm përmes kanalit La Mansh.

“Nëse vini këtu ilegalisht, nuk mund të qëndroni”, tha Sunak.

Duke folur për mediat britanike, Sunak tha se ndihmësit e “Home Office” kanë hartuar ligje të reja për të ndalur avokatët të përdorin të drejtën për jetën familjare de legjislacionin e krijuar për të luftuar skllavërinë moderne për të ndaluar depërtimin e klientëve të tyre.

“Unë e kam bërë çështjen e migrimit të paligjshëm një nga pesë prioritetet e mia kryesore, duke u zotuar të ndaloj anijet një herë e përgjithmonë. Migrimi i paligjshëm nuk është i drejtë për taksapaguesit britanikë, nuk është i drejtë për ata që vijnë këtu ligjërisht dhe nuk është e drejtë që bandat kriminale të lejohen të vazhdojnë tregtinë e tyre imorale. Jam i vendosur të mbaj premtimin tim për të ndaluar anijet”, tha Sunak gjatë intervistës.

“Pra, mos bëni gabim, nëse vini këtu ilegalisht, nuk do të mund të qëndroni!”, ka shtuar më tej.

Ndërkohë, Sekretarja e Brendshme Suella Braverman tha për “The Sun”: Mjaft është mjaft! Populli britanik dëshiron që kjo të zgjidhet. Ata janë të lodhur nga fjalët e vështira dhe veprimet e papërshtatshme. Ne duhet të ndalojmë anijet. Kjo është arsyeja pse unë dhe kryeministri kemi punuar vazhdimisht për të sjellë ligje të nevojshme dhe efektive që do ta trajtojnë këtë problem, një herë e përgjithmonë”.

“Nëse vini këtu ilegalisht do të ndaloheni dhe do të largoheni me shpejtësi. Ligjet tona do të jenë të thjeshta, e vetmja rrugë për në Britani është rruga e sigurt dhe ligjore”, ka shtuar më tej ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb