Kandidati për kryetar i PD, Agron Shehaj i ftuar në emisionin ‘’Frontline’’ të Marsela Karapanços në News24 ka zbuluar mesazhin që do i çojë Ramës në qoftë se fiton zgjedhjet në PD më 13 qershor.

Shehaj thotë se Shqipëria s’ka nevojë për bashkëqeverisje, dhe kjo s’ka për të ndodhur në asnjë mënyrë.

Madje ai thotë se integrimi i Shqipërisë bëhet edhe pa bashkëqeverisje, teksa garanton se PD me të në krye do të jetë një opozitë e fortë që nuk ka për të pranuar asnjë marrëveshje me mazhorancën aktuale.

PYETJA: Mund të na i shpjegoni partia më e madhe se kryetari?

AGRON SHEHAJ: Do e keni bërë gabim. E ka ndonjë kandidat tjetër. Nuk e kam thënë.

PYETJA: Cila është pika në platformë që do të jetë kryesorja?

AGRON SHEHAJ: 3 janë. E para është siç thashë përgjegjësia e liderit, kjo është shumë e rëndësishme. Ndikimi i lidershipit në fitore e humbje është shumë i rëndësishëm. Edhe përgjegjësia, raporti i liderit me humbjen dhe fitoren është i rëndësishëm. Nëse lideri i PD humb zgjedhjet, jep dorëheqjen. Elementi i parë kjo.

Elementi i dytë është votimi dhe vota brenda PD. Lista e kandidatëve për deputet e PD duhet të vendoset nga anëtarët, me një anëtar një votë, jo me votë përjashtuese, por si votohet në përgjithësi, secili kandidatin e preferuar. Kush merr më shumë, përfaqëson shqiptarët në parlament.

E treta, përfshirja e anëtarëve me platformë elektronike, do ishte përfshirje më e shpejtë e anëtarësisë, duke futur dhe referendumin e brendshëm me vendimet e PD qofshin kombëtare e apo lokale. Këto janë tre elementet kryesore që do e forconin PD. PD bëhet e fortë nëse tërheq njerëzit më të mirë dhe më të aftë, këtë e kuptojnë nëpërmjet votës e garës, ne mund të bëjmë që PD të bëhet e fortë.

PYETJA: Shqipëria bëhet?

AGRON SHEHAJ: Jam absolutisht i bindur. Duhet të bëjmë njëherë PD, pastaj Shqipërinë.

PYETJA: Cili do të jetë raporti me qeverinë Rama lll?

AGRON SHEHAJ: Raporti do të jetë një raport si mund të jetë opozitë e fortë ndaj qeverisë. Do thosha më shumë konkret me denoncime që duhen çuar deri në fund, troç, me prova. Një opozitë e fortë që nuk pranon marrëveshje, bashkëqeverisje s’bëhet fjalë.

PYETJA: Ftesën e Ramës nëse pas 14 qershorit jeni kryetar i PD, çfarë mesazhi do i jepni?

AGRON SHEHAJ: Në asnjë mënyrë, Shqipëria nuk ka nevojë për bashkëqeverisje PD-PS. Integrimi bëhet dhe pa të. Absolutisht jo.

PYETJA: Po me LSI?

AGRON SHEHAJ: Sot po kandidoj si kryetar i PD. Duhet të forcojmë PD. Aq më shumë mundësi kemi të mundim Ramën, këtë mazhorancë. Raportet me aleatët do të kemi kohë.

PYETJA: Shantazhime në vendimet e Bashës nga Berisha?

AGRON SHEHAJ: Duhet të pyesni Bashën. S’mund të jem në dijeni për diçka të tillë. Pyetni Bashën.

PYETJA: Kandidatët e tjerë në garë, janë të fortë mjaftueshëm, janë zëra kritikë ndaj Bashës?

AGRON SHEHAJ: Kam respekt maksimal për gjithë kandidatët. Kjo është konsiderata që kam.

PYETJA: I keni dëgjuar platformat e tyre?

AGRON SHEHAJ: Nuk i kam ndjekur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb