Në Open në Top Channel po flitet për strukturën ‘anti-KÇK’ ku zv-ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, tha se kjo strukturë po përgatitej prej kohësh, por u vonua ngaqë ra tërmeti.

Zv-ministri i Brendshëm foli për fillimin e aksionit të parë të ‘anti- KÇK’, duke thënë se sot është bërë një aksion, ku një familjeje i janë sekuestruar një resort dhe disa pallate.

Ndërsa, kur u pyet nga moderatorja Eni Vasili se: “Raportohet në media se ka një listë të zezë me 250 subjekte?”

Hodaj ka thënë: Po ka një listë që ka ekzistuar prej kohësh, por nuk ka rëndësi se sa është nurmi në këtë listë. A janë 50, 100 apo 250 nuk ka rëndësi. Nesër do të ketë një tjetër aksion.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb