Kryeministri Edi Rama shkëmbeu batuta, gjatë fjalës së tij, në inaugurimin e ambienteve të reja të Kirurgjisë, në QSUT, ku të pranishëm ishin ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe mjekë të vjetër në profesion.

Në një moment të fjalës së tij, është rrëzuar diçka, gjë që nuk i ka shpëtuar Ramës, i cili e ka kthyer me të qeshura.

“Si nga katundi që jam, një katund këtu afër, do t’ju sjell një varg hudhrash, t’i varnin te dera. Ne katundarët si i thonë nuk kina shkollë, por kina eksperiencë, hudhrat do ua sjellë nesër që mos t’ju marrin më sysh”, tha Rama, duke shkaktuar të qeshura te të pranishmit.

Më tej, gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se “Përtej investimeve, që në shëndetësi nuk mjaftojnë kurrë, ka një ministër, që është armik i shpallur në çdo vend të botës dhe në çdo qeveri, siç është ai i Financave, dhe ka një ministër që qan e kërkon më shumë, dhe ai është pikërisht i Shëndetësisë. Kjo për faktin se në shëndetësi asnjëherë nuk është mjaft”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb