TIRANE

Regjisori, komediografi, satiristi dhe diplomat shqiptar Pëllumb Kulla i ka dërguar një letër bashkëshortes së poetit të ndjerë Petrit Ruka, i cili ditën e nesërme më 21 gusht do të festonte 70-vjetorin e lindjes.

“E dashur Zhani
Sot yt shoq, i shtrenjti Petriti Ruka, do tē ishte 70 vjeç!
E ne do tē trokisnim gotat me tē e do t’i uronim atē tē stērthēnēn “U BĒFSH 100!”
Por Petjan nuk e kemi mē. As sot e as vitin qē vjen. Nuk do ta pērdorim mē pēr tē atē formulē. Do tē jemi tē lumtur, ama, se atij burri tē shquar i kemi uruar PĒRJETĒSINĒ!
E urimi ynē e atē e ka zēnē! Njerēzit nuk presin ditēt e shēnuara si kjo e sotmja qē ta kujtojnē poetin e tyre, se e kujtojnē atē pēr ditē, nē rrugē, nē parqe, nē pllaja, fusha e lugina, nē libra e gazeta, nē miljona mjete elektronike qē kanē nēpēr duar.
Unē sot urimin e kam pēr ty, moj zonjē e mirē, pēr fēmijēt tuaj pēr vēllazērinē Ruka e pērtej jush: pēr tērē adhuruesit e panumurt tē vargut tē tij magjepsēs!
Unē tē veçoj ty, moj nuse, se ti je mē shumē se grua dhe mēmē. Ti, moj Zhani, je shumē mē tepēr. Ne tē jemi mirēnjohēs se ti u bēre simbol! Ti ishe femra, ti ishe bukuria, ti ishe pasioni, frymēzimi, pērfytyrimi, ēndrra! Mijēra e dhjetēra mijēra vargje gjeneroi frymēzimi i tij pēr ty. Strofa tē tēra shkruar pēr ty u kēndoheshin, pēshpēriteshin, cicēroheshin vajzave, nuseve tē reja qē i shijonin dhe pastaj edhe pa tē njohur ndjenin pēr ty njē zili qē afrohej me urejtjen.
Por pēr tē zbutur kētē do tē them se ndēr vite, ti moj ti, ti Zhani e dashur, do kesh mirēnjohjen e antologjive, librave tē kēndimit qē do t’i bējnē vend poetit tonē tē shquar.
Nē kētē faqe unē do tē pērfshij ca vargje tē gēzueshme, nga ata qē thashē, ata tē shkruarit nga Petrit Ruka, pēr ty.
ËNDËRR ME NUSE
“Do të të gjej një nuse,” tha gruaja ime,
“u plake, o i shkretë dhe unë u plaka,
të duhet kujdes, pa shih si je mbledhur
si iriqi i mrrolur nën cfaka.”
****
Dhe ec e ec të dy nëpër ëndërr,
një ëndërr e gjatë, mesnatë e mëngjes,…
unë i gëzuar, doemos si çdo dhëndër,
ajo e gëzuar si mblesë
.……………………
Në Tepelenë më çoi, aty tek linda,
«uh, me një labe,… kjo prapë!”
Jorganin me këmbë tutje e shtyva;
më ik, moj ëndërr me vapë!
****
Dhe hyjmë në gjimnazin, ku erdha riosh,
në një nga klasat, ku jepja mësim,
“pa shihe atë vajzën në bankën e tretë,
sa kripë i ka kurmi që ndrin…”
****
Unë buzët lëpij dhe bie në mëkat
(nga ta di në ëndërr që dreqin jam plak?”)
…………………………………………..
“Po kjo je ti”, thashë i habitur,
që gjumin ma mbushi dikur me driza,
kur shkumën e gjakut kënaqësia ma frynte,
sa më zgjidhej kërthiza…
****
Kur me bukurinë e rrallë dhe eshtrat m’i ktheve
në fyej që qanin si brymë,
ti shkolla ime e parë e vjershërimit
Akademia me frymë!”
………………………………………………………..
“Po pse, ç’kujtove, do të jepja një tjetër,
tani që u plake, je bërë një dorë,
shiko sa nuse të bukur të gjeta,
sa gjaku në borë.”
****
“Ç’të them, ç’të them, as zgjuar, as ëndërr ?”
“Nuk ke ç’të thuash, poet i pabesë?
Tërë jetën ke dashur të jesh një dhëndër
në dasmë të zezë…
****
Tani që nusen ta gjeta, (pa fli!)
Dhe prit të të mbuloj, se ngricë është jashtë,
me mendje kullot, se kujt i prish punë!
Ti kau plak,… në kashtë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: