Teksa mbajtja e maskave në vendet e mbyllura publike është bërë tashmë detyrim, vjen sërish një apel nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Kjo fundit ka publikuar në faqen e saj të ‘Facebook’ një mesazh të mjekut të spitalit “Shefqet Ndroqi”, Pëllumb Hysko, i cili apelon që qytetarët të respektojnë rregullat dhe të mbajnë maskën.

“Ky është një moment reflektimi dhe ditë apeli për të gjithë! Çdo qytetar i vendit tonë duhet urgjentisht të reagojë për zbatimin e rregullave të vendosjes së maskës të distancimit social dhe higjienës personale! Nesër është vonë!”,- tha Hysko.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb