Nesër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mbajë mbledhje online, ku do të merren disa vendime.

Në këtë takim, që do të mbahet online, duke respektuar masat ndaj Covid-19, pritet që të merren vendime për emërime të prokurorëve, emërime të drejtuesve të Prokurorive, etj.

Njoftimi i KLP-së:

KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË

RENDI I DITËS

MBLEDHJA PLENARE

15 TETOR 2020

Informacion mbi mbledhjen

     Dita/Data:               E Enjte 15.10.2020

     Ora:                 11: 00

     Kohëzgjatja:           ———

     Modaliteti:              Online

     Thirrur nga:           Kryetari

     Pjesëmarrësit:                Anëtarët

 

Kjo mbledhje do të organizohet online në lidhje Zoom me të gjithë anëtarët e Këshillit, si dhe të ftuar përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, programet EURALIUS dhe OPDAT, në kushtet e distancimit social si rezultat i pandemisë COVID-19.

Rendi i ditës

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 06.10.2020.
  2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 13.10.2020.
  3. Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e përkohshëm të prokurores Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.
  4. Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e përkohshëm të prokurores Ollga Visi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.
  5. Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e përkohshëm të prokurorit Gjon Fusha, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.
  6. Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e anëtarit zëvendësues, të “Komisionit për Vlerësimin e Programit të Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë”.
  7. Miratimi i projektvendimit” Për emërimin si prokuror dhe caktimin në detyrë të z. Gazmend Frëngu”.
  8. Miratimi i projektvendimit” Për emërimin si prokuror dhe caktimin në detyrë të Enkeleda Hoxha”.
  9. Miratimi i projektvendimit” Për lejimin e veprimtarisë jashtë funksionit, për prokuroren Znj. Enkeleda Millonai”.
  10. Miratimi i projektvendimit” Për miratimin e pjesëmarrjes së prokurorëve në aktivitetet trajnuese të Shkollës së Magjistraturës për vitin akademik 2020-2021”.
  11. Miratimi i projektvendimit” Për shpalljen e vendeve vakanda për drejtues të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë”.
  12. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime.).

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb