TIRANE – Mbrëmjen e nesërme me 1 qershor Ermal Meta do të jetë në Tiranë, ku do të mbajë një koncert në sheshin “Skëndërbej”. Tashmë gjithca është gati për pritjen e këngëtarit shqiptar që jeton në Itali.

Tirana arrivo. Domani concerto in piazza Skenderbe. ❤️ ??????????????????

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic) on


Pas pjesëmarrjes në Eurosong dhe pas votës së të gjithë shqiptarëve, Ermali vjen për të përshëndetur vendlindjen në një koncert të jashtëzakonshëm në Tiranë.
Nga profili i tij në Instagram, Meta ka postuar një foto e cila tregon se tashmë këngëtari është nisur: “Tirana, po vij” – shkruan Ermali.

Jo vetëm me tekstin dhe muzikën e tij, por edhe me përfaqësimin në kauza sociale, Ermali i ka fituar zemrat e publikut shqiptar dhe atij italian. Nesër e gjithë Tirana do të jetë në shesh për ta përshëndetur dhe për ta duartrokitur muzikën e tij dhe mesazhet që nuk mungojnë në vargjet e kantautorit.

Ermalit, nesër do t’i bashkohen edhe shumë këngëtarë të tjerë shqiptarë, që do të prezantojnë këngët e tyre të fundit para publikut kryeqytetas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: