Ka nisur mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike. Lajmi është konfirmuar për “BalkanWeb” nga gazetari Osman Stafa.

Në këtë mbledhje do të propozohet ngritja e një Komisioni Statutor, anëtarë të së cilës do të jenë, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Taulant Zeneli, Jonila Godole. Pikërisht këto emra janë propozuar që të formojnë komisionin e përhershëm statutor në PD.

Sakaq, siç është bërë e ditur më herët, në rend dite do të jetë mbledhja e Kuendit Kombëtar, që do të nisë nesër në orën 11:00.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb