Bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, i ka dërguar sot një ftesë zyrtare Partisë Demokratike që të marrë nesër pjesë në mbledhjen e komisionit.

Ftesa i është drejtuar përfaqësuesit të PD, Ivi Kaso, të cilit i thuhet të marrë pjesë në mbledhje nesër në orën 10:00, në Kryesinë e Kuvendit.

“Do të diskutojmë mbi ecurinë e tryezës së 25 shtatorit ku ju morët pjesë”, thuhet nder te tjera.

Ndërkohë, kujtojmë që PD është shprehur se Reforma Zgjedhore nuk mund të bëhet me Gjiknurin në këtë komision, pasi sipas kësaj force politike, emri i tij ka dalë në audio-përgjimet për blerjen e votave në Dibër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb