TIRANË

Kreu i qeverisë, paralajmëroi furnizuesit e karburantit se nëse në tabelat e pikat të furnizimit për qytetarët do të jetë një çmim tjetër nga ai i përcaktuar nga Bordit Kombëtar për Administrimin e Karburantit, pika do t’i kalojë në administrim shtetit.

“Duhet që brenda nesër të na bëni me dije 5 përfaqësuesit për bordin kombëtar. Nesër pasdite bordi do të mblidhet. Mirë do jetë që mbledhja të jetë me prezencë fizike, më pas do të mblidhet me zoom dhe të gjithë që duan ta ndjekin mund të hyjnë të gjithëve në fund do t’ju jepet çmimi që do të shfaqet në tabelë nesër nga bordi. Nuk është as qëllimi as prirja e qeverisë të kontrollojë çmime. Qeveria do të garantojë transparencën e plotë e pastaj do të thotë fjalën e fundit për çmimin.

Marzhi i fitimit do të ngrijë sipas vendimit që do të marrë bordi dhe cdo furnizues që do të vendosë në tabelë një çmim të ndryshëm, do të humbasë pikën e furnizimit. Kjo do të jetë e sanksionuar me ligj, dhe pika merret në administrim nga shteti.” u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: