Kryeministri Edi Rama teksa ka kujtuar qytetarët se pas mesditës së nesërme do të qëndrojnë në izolim në kuadër të masave kundër COVID-19, për gati 2 ditë, dha edhe një lajm të mirë.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ kryeministri pohoi se duke nisur nga dita e hënë fasha e orarit do të zgjatet deri 17:30 dhe autorizimet për leje-dalje për pazar do të jenë 90 minuta.

Mes të tjerash ai ftoi qytetarët që të bëjnë edhe pak durim, pasi do të dalin nga kjo luftë me kokën lartë.

MESAZHI I RAMES
? NESËR ËSHTË DITA E FUNDIT ME FASHËN ORARE DERI NË 13.00?

? NGA NESËR NË 13.00 DERI TË HËNËN NË 05.00 GJITHÇKA DO TË JETË E MBYLLUR DHE TË GJITHË NË SHTËPI?

? NGA E HËNA, FASHA ORARE DO TË ZGJATET DERI 17.30 DHE AUTORIZIMET PËR LEJE-DALJE PËR PAZAR DO TË JENË 90 MINUTA?

Pak nga pak dhe me durim, do të dalim me kokën lart nga kjo luftë??
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb