Nesër në orën 18:00 do të hidhet shorti i “Champions League” për fazën e grupeve të sezonit të ri.

Deri më tani janë mësuar 29 skuadra, ndërsa 3 të tjerat pritet të përcaktohen sonte. Në vazon e parë janë ekipe si Real Madrid, Atletico Madrid, Bayern Mynchen, Manchester City, Juventus, PSG, Lokomotiv Moscow dhe Barcelona.

Vazot e tjera mbeten për t’u përcaktuar, por në të dytën ka ekipe mjaft të forta si Liverpool, Manchester United dhe të tjera. Me shumë mundësi do të ketë një ‘grup vdekje’ pasi në të tretën janë skuadra si Dortmund, Napoli dhe Roma. Për të mos harruar Interin e vazos së katërt.

Në rastin më të keq të disa ekipeve, por në të mirë të tifozëve të futbollit mund të kemi një grup si më poshtë: 1-Barcelona, 2-Manchester United, 3-Dortmund, 4-Inter. Ose 1-Paris SG, 2-Liverpool (ose United), 3-Dortmund, 4-Inter.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb