Ish deputeti i PD-se Bardh Spahia nesër (e shtunë) në orën 9:30 do të jetë para togave të zeza në Shkodër për të mësuar masën e sigurisë. Spahia u arrestua dy ditë më parë pas përplasjes që ndodhi mes policisë dhe mbështetësve të PD në KZAZ e Shkodrës.

Arrestimi i tij u bë ‘live’ në kohën që Spahia po shkonte në një studio televizive ku ishte i ftuar. Në mbështetje të Bardh Spahisë do të jenë nesër në Gjykatën e Shkodrës të gjithë kolegët e grupit parlamentar të PD.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb