Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi iu është bashkuar mesazheve me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Kryemadhi tha se nesër është dita e parë e muajit të argjërimit.

“Të dashur besimtarë myslimanë, gëzuar Muajin e Madhërishëm të Ramazanit!
Nesër është dita e parë e një muaji agjerimi, adhurimi, sakrifice dhe afërsie me Krijuesin.
Duke uruar për më shumë shëndet e paqe në çdo familje shqiptare, unë bashkohem në lutjet tuaja për pranimin e çdo vepre të mirë gjatë këtij muaji të bekuar.”, shkruan Kryemadhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb